Drogë, peshore, fishekë e armë, raportohet se Policia arrestoi ish-kandidatin e VV-së për Asasmble pasi ia bastisi lokalin në Prishtinë - Gazeta Express
string(132) "droge-peshore-fisheke-e-arme-raportohet-se-policia-arrestoi-ish-kandidatin-e-vv-se-per-asasmble-pasi-ia-bastisi-lokalin-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 13:14

Drogë, peshore, fishekë e armë, raportohet se Policia arrestoi ish-kandidatin e VV-së për Asasmble pasi ia bastisi lokalin në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 13:14

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar për një bastisje të ndodhur në një lokal në rrugën “Andrea Gropa” të enjten rreth orës 19:40, ku ka mbetur i arrestuar një person.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gramë kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë, një revole, 1 mijë e 300 euro dhe dy telefona.

Personi i arrestuar me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

 “Rr. Andrea Gropa, Prishtinë 19.02.2026 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë,  dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas raportimeve në media, personi i arrestuar dyshohet se është Kushtrim Ramadani, i cili ka qenë edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble të Komunës së Prishtinës.

Siç raporton gazeta “Sinjali” në koordinim me Prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda rasti po hetohet për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement