Katër persona janë arrestuar në shtetin lindor indian Jharkhand për dyshimin se kanë djegur për vdekje një grua dhe djalin e saj 10-muajsh, nën dyshimin se praktikonin magji në fillim të kësaj jave.
Burri i gruas, i cili u sulmua gjithashtu, pësoi djegie të rënda dhe ndodhet në spital, shkruan BBC
Policia thotë se po kërkon për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.