Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Buxheti për vitin 2026 është një buxhet i përkohshëm dhe emergjent, në të cilin nuk iu është dhënë hapësirë as ministrave.
Murati ka thënë se kjo për shkak të mungesës së kohës për të bërë ndryshimet e nevojshme.
“Është buxhet i përkohshëm dhe emergjent. Ne nuk iu kemi dhënë hapësirë as ministrave, meqë nuk kemi kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme. Ideja ishte që të procedohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Murati në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
Murati ka thënë se amandamentet e propozuara nga partitë politike mund të merren parasysh pastaj nga ministritë e linjës, në momentin kur ato do të propozojnë buxhetin e rishikuar.
