LSDM: Nëse gjithçka ka qenë sipas rregulloreve me përdorimin e aeroplanit, pse Qeveria nuk i publikon listat e pasagjerëve? - Gazeta Express
string(120) "lsdm-nese-gjithcka-ka-qene-sipas-rregulloreve-me-perdorimin-e-aeroplanit-pse-qeveria-nuk-i-publikon-listat-e-pasagjereve"

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 10:50

LSDM: Nëse gjithçka ka qenë sipas rregulloreve me përdorimin e aeroplanit, pse Qeveria nuk i publikon listat e pasagjerëve?

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 10:50

Nëse përdorimi i aeroplanit qeveritar ishte plotësisht në përputhje me ligjet dhe rregulloret, atëherë pse Qeveria refuzon vazhdimisht të publikojë listat e pasagjerëve? Çfarë po fshihet nga publiku?, vazhdojnë pyetjet e LSDM-së që mbeten pa përgjigje. Qeveria kundërpërgjigjet, por nuk ofron dëshmitë e kërkuara nga LSDM-ja, përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.

Në një deklaratë për mediat, LSDM-ja e ngre çështjen e avionit qeveritar edhe sot.

“Sipas Mickoskit, ai fillimisht shkoi në Detin Adriatik me një fluturim komercial me familjen e tij, pastaj vazhdoi pushimet, pastaj darkoi, prandaj humbi fluturimin komercial të kthimit dhe për këtë arsye iu desh të kthehej me aeroplanin qeveritar nga Spliti. Nëse përdorimi i aeroplanit qeveritar ishte plotësisht në përputhje me ligjet dhe rregulloret, atëherë pse Qeveria refuzon vazhdimisht të publikojë listat e pasagjerëve? Çfarë po fshihet nga publiku?”, vazhdojnë pyetjet e LSDM-së që mbeten pa përgjigje.

Deklarata e Përgjithshme (General Declaration) sipas LSDM-së është një dokument i detyrueshëm në aviacionin ndërkombëtar që dorëzohet për të identifikuar aeroplanin, ekuipazhin dhe pasagjerët e tij dhe duhet t’i bashkëngjitet çdo fluturimi ndërkombëtar.

“Këtu, le të publikojë Qeveria dokumentet, në mënyrë që qytetarët të shohin se kush udhëtoi me aeroplanin qeveritar dhe sa u kushtoi. Qytetarët paguajnë për aeroplanin. Qytetarët paguajnë për fluturimet. Qytetarët paguajnë për kostot e ekuipazhit, mirëmbajtjes dhe karburantit. Prandaj, qytetarët kanë të drejtë të dinë: Kush fluturoi me aeroplanin qeveritar?, Sa kushtoi saktësisht çdo fluturim? Sidomos pasi nuk ka para për paga, nuk ka para për pagën minimale prej 600 eurosh, 3 milionë euro po u shkurtohen pacientëve me sëmundje të rralla, 40 milionë euro po u shkurtohen fermerëve. Nëse gjithçka do të ishte e ligjshme – publikoni listat. Nëse nuk ka asgjë për të fshehur – tregoni dokumentet. Publiku meriton një përgjigje”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Kujtojmë se presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi se avioni qeveritar i vendit është më i vogli dhe më i vjetri në rajon, kështu që kolegët e saj nga rajoni e quajnë atë “avioni i vëllezërve Wright”. Në kundërpërgjigje të kësaj, LSDM i publikoi njp deklaratë të vjetër Siljanovskës, ku ajo ironizon me kërkesën e qeverisë së atëhershme të LSDM-së për blerjen e një aeroplani qeveritar.

E ndërkohë, derisa opozita dhe qeveria në Maqedoninë e Veriut ‘grinden’ për (keq)përdorimin dhe blerjen e avionit të ri qeveritar, pavarësisht distancës së afërt tokësore, ministri i Jashtëm Timço Mucunski udhëtoi me avionin shtetëror nga Shkupi në Tiranë për Forumin Ekonomik mbi Korridorin 8. Ministria e Jashtme arsyetohet se avioni u përdor për shkak të agjendës së ngjeshur.

Ndryshe, pas akuzave të LSDM-së, Qeveria informoi se aeroplani qeveritar është përdorur ekskluzivisht në përputhje me rregulloret dhe aktet për përdorimin e tij dhe se nuk ka pasur asnjë formë abuzimi.

Ndryshe, në periudhën e kaluar, LSDM ka reaguar ndaj përdorimit të aeroplanit qeveritar, duke theksuar se Mickoski udhëtoi me aeroplanin qeveritar për pushime në Detin Adriatik, dhe nuk ka para për të rritur pagën minimale në 600 euro për punëtorët.

“Kryeministri po fluturon për në Adriatik me aeroplanin qeveritar, dhe nuk ka para për minimumin 600 euro”, thonë LSDM

Drejtori i Shërbimit të Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOJR), Ivica Tomovski, njoftoi së fundmi se Qeveria po shqyrton gjetjen e një mënyre për të siguruar një aeroplan të ri qeveritar sepse, siç tha ai, ai aktual është i prirur për riparime të shpeshta dhe është shumë i vogël për t’u përdorur për një delegacion të mirëfilltë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement