Një shtetas i Serbisë përfundoi në prangat e policisë në pikëkalimin kufitar në Jarinje, pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë një zyrtar policor
Sipas autoriteteve, i dyshuari ka ofruar 50 euro për të shmangur procedurat në kufi, por veprimi i tij është refuzuar dhe rasti është trajtuar menjëherë nga organet kompetente. Pas ndalimit, ai është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që i njëjti në Pikë Kalim Kufitar ka ofruar 50 € ryshfet zyrtarit policor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë