Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimet për fajde.
Të arrestuarit dyshohet se kanë ngarkuar kamatë mujore prej 100 për qind ndaj viktimës, thuhet në raportin e Policisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur duke i ngarkuar kamatë mujore prej 100% ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.