Demhasaj: Presidentja doli në marshin për ish-krerët e UÇK-së për interes, i do votat e PDK-së - Gazeta Express
string(92) "demhasaj-presidentja-doli-ne-marshin-per-ish-kreret-e-uck-se-per-interes-i-do-votat-e-pdk-se"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 8:12

Demhasaj: Presidentja doli në marshin për ish-krerët e UÇK-së për interes, i do votat e PDK-së

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 8:12

Njohësi i cështjeve politike, Arton Demhasaj është deklaruar ndaj subjekteve politike lidhur me çështjen e rizgjedhjes së Vjosa Osmanit, duke paralajmëruar rrezikun që vendi të shkojë sërish në zgjedhje në mungesë të një marrëveshjeje politike.

Demhasaj ka thënë se mungon vullneti serioz për të zgjidhur çështjen e presidentes, duke veçuar si përgjegjëse kryesore Lëvizjen Vetëvendosje.

“Për mos me rrezikuar që vendi të shkojë prap në zgjedhje partitë politike së bashku me u ul me biseduar për me i jep zgjidhje presidentes. Nuk po shihet ndonjë angazhim i madh prej LVV dhe partive tjera për ta zgjedhur këtë problem”, tha ai.

Ai ka kritikuar edhe paraqitjen e Osmanit në protestën e fundit në përkrahje të krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar si veprim me prapavijë politike.

“Vjosa ka qenë prezente në protestë për interes se ka pasur disa marshe për përkrahje të krerëve të UÇK, por ajo doli për ta marr votën e PDK. Kjo nuk do të ndikojë që PDK të jap votë për të por mbetet me u pa. Problemi i parë është LVV se as këta nuk po deklarojnë që duan Osmanin edhe për një mandat”, ka thënë Demhasaj për “Front Online”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement