Biseda Rama-Trump, Osmani u afrohet, duket se biseda mes tyre është për Hashim Thaçin - Gazeta Express
string(83) "biseda-rama-trump-osmani-u-afrohet-duket-se-biseda-mes-tyre-eshte-per-hashim-thacin"

Ballina

Gazeta Express

19/02/2026 18:12

Biseda Rama-Trump, Osmani u afrohet, duket se biseda mes tyre është për Hashim Thaçin

Ballina

Gazeta Express

19/02/2026 18:12

Pas përfundimit të takimit të Bordit të Paqes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë biseduar veçmas me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, shkruan Gazeta Express.

Ka qenë kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka nisur të flasë me Trump pas përfundimit të takimit, ku i është bashkuar më pas edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një prej momenteve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se përmend “ish-presidentin e Kosovës”.

Rama paraprakisht në fjalën e tij i kishte kërkuar presidentit Trump që të reagojë ligjur me gjyqin që po ndodhë në Hagë ku edhe po mbahet Hashim Thaçi prej 6 vitesh.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement