Halil Matoshi: Ndryshimi i orarit të mësimit nga Komuna e Prishtinës për shkak të Ramazanit është shkelje e Kushtetutës - Gazeta Express
string(118) "halil-matoshi-ndryshimi-i-orarit-te-mesimit-nga-komuna-e-prishtines-per-shkak-te-ramazanit-eshte-shkelje-e-kushtetutes"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 16:27

Halil Matoshi: Ndryshimi i orarit të mësimit nga Komuna e Prishtinës për shkak të Ramazanit është shkelje e Kushtetutës

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 16:27

Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, ka reaguar për vendimin e Komunës së Prishtinës për të modifikuar orarin e mësimit në shkollat e kryeqytetit për shkak të muajit të Ramazanit.

Matoshi  ka thënë se shkurtimi i orarit për qëllime fetare është kundërkushtetues.

Sipas tij, Kushtetuta s’mund të shkelet në emër të asnjë interesi, përfshirë atë fetar.

Reagimi i plotë i Matoshit:

 Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare âsht jokushtetues!

1.

Kosova âsht demokraci kushtetuese dhe secili ligj apo akt nënligjor, vendim ose udhëzim administrativ i nënshtrohet Kushtetutës.

Në Kosovë, besimet fetare gzojnë liri të plotë, simas Kushtetutës, Neni 38, porse këto liri janë personale e private, tue gzu autonomi jashtë institucioneve shtetnore (Neni 39);

2.

Kushtetuta nuk mund të shkilet në emën të asnji interesi tjetër, pra as atij fetar.

Bazue në Nenin 8 të Kushtetutës (neutraliteti i shtetit) asnjë institucion arsimor ose administrativ (pos entiteteve autonome, siç janë shkollat fetare) nuk ka të drejtë të vendosë për shkurtimin e orarit të mësimit, për shkak të Ramazanit.

Âsht thjesht shkelje kushtetuese!

3.

Simas rezultateve të testit PISA, rreth 80% e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë nuk e kuptojnë dhe nuk dijnë me e interpretu atë që e lexojnë!?

Kjo nuk e alarmoi drejtorinë e arsimit të Prishtinës. Porse shkurtimi i orarit mësimor për Ramazan!?

Përparim Rama duhet të përshihet: Nuk preket shkolla në shtetin laik për interesin fetar!

4.

Dy ndjenjat ma të zakonshme të përjetueme në shkollë janë stresi (79.8 për qind) dhe mërzia (69.5 për qind).

Agjerimi i arsimtarëve dhe sidomos i nxansave, i rritë ndjeshëm këto përqindje.

Fëmijë nuk i tërheq shkolla kazermë dhe rreshti, me mësues të stresuem e zemruem nga agjërimi dhe nxansa të pa pasion për çkadoqoftë!?

Për këtë, ekspertët tashmâ kanë bërë shumë studime.

Ekspertët kanë nji koncensus të gjânë që uria gjatë agjërimit shpesh rrit stresin afatshkurtë, i cili zakonisht quhet stres i të qenmit “i untë + i zemruem”. Ky fenomen nxitet nga nivelet e rrituna të kortizolit (hormoni i stresit) dhe, për shumë njerëz, çon në nervozizëm, tension dhe lodhje të shtueme.

5.

Sipas një hulumtimi të organizatës ETEA – siç raporton Koha.net (2923), 70 % e gjimnazistëve nuk munden me i numërue tre tituj të librave që i kanë lexu gjatë tanë jetës së tyne.

Ndërsa Drejtoria e Arsimit i jep hapësirë fesë, aty ku duhet msue me dyshue!

6.

Zotni Përparim Rama duhet me i thânë jo përfshimjës së fesë në shkollat e kryeqytetit që janë nën juridiksionin shtetnor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement