VV’ja s’e përmend Osmanin për presidente, Nagavci: Do bëjmë gjithçka që të ofrojmë alternativën më të mirë - Gazeta Express
string(102) "vvja-se-permend-osmanin-per-presidente-nagavci-do-bejme-gjithcka-qe-te-ofrojme-alternativen-me-te-mire"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 15:37

VV’ja s’e përmend Osmanin për presidente, Nagavci: Do bëjmë gjithçka që të ofrojmë alternativën më të mirë

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 15:37

Edhe rreth dy javë kanë mbetur deri kur përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, e që duhet të bëhet deri me 4 mars. Deri më tani, partitë politike kanë bërë thirrje që shefi i ri shtetit të jetë emër konsensual dhe se zgjedhja e tij, të arrihet përmes marrëveshjeve politike.

Lidhur me këtë temë, kanë folur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo parti do të bëjë gjithçka që të ‘’ofrojnë alternativën’’ më të mirë për këtë post.

“Unë jam e bindur që, në bazë të mandateve që i kemi, në bazë të përgjegjësve ndaj shtetit dhe institucioneve, ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë dhe që mundemi, që të ofrojmë alternativën më të mirë dhe të mbështesim atë alternativë”, ka thënë Nagavci.

Nagavci, që tani ka detyrën e shefes së grupit parlamentar të VV’së, për REL-in ka thënë se për partinë që përfaqëson ajo, prioritet këto ditë kanë pasur konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, ndërsa tani në radhë është miratimi i Buxhetit të shtetit për vitin 2026. Ajo ka shtuar edhe se, sipas saj, nga java e ardhshme nisin diskutimet “për proceset e reja”.

Teksti i plotë i Radio Evropa e Lirë

Advertisement
Advertisement
Advertisement