Ushtria amerikane gati qër ta goditur Iranin, Lavrov: Kjo është lojë me zjarrin - Gazeta Express
string(77) "ushtria-amerikane-gati-qer-ta-goditur-iranin-lavrov-kjo-eshte-loje-me-zjarrin"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 14:46

Ushtria amerikane gati qër ta goditur Iranin, Lavrov: Kjo është lojë me zjarrin

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 14:46

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë të bërë publike të mërkurën, tha se çdo sulm i ri i SHBA-së ndaj Iranit do të kishte pasoja serioze dhe bëri thirrje për përmbajtje për të gjetur një zgjidhje që do t’i mundësonte Iranit ta ndjekë një program bërthamor paqësor, raporton Reuters.

Intervista e Lavrovit për televizionin saudit Al-Arabiya u transmetua një ditë pasi negociatorët amerikanë dhe iranianë zhvilluan bisedime indirekte në Gjenevë për të shmangur një krizë të re në rritje mes Washingtonit dhe Teheranit.

“Pasojat nuk janë të mira. Ka pasur tashmë sulme ndaj Iranit në objekte bërthamore nën kontrollin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. Nga ajo që mund të gjykojmë, ka pasur rreziqe reale për një incident bërthamor”, tha Lavrov në intervistë, e cila u publikua në faqen e internetit të ministrisë së tij.

“Po i ndjek me kujdes reagimet në rajon nga vendet arabe, monarkitë e Gjirit. Askush nuk dëshiron rritje të tensioneve. Të gjithë e kuptojnë se kjo është lojë me zjarrin”.

Rritja e tensioneve, tha ai, mund të zhbëjë hapat pozitivë të viteve të fundit, përfshirë përmirësimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe vendeve fqinje, veçanërisht Arabisë Saudite.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha Reuters të mërkurën se Irani pritej ta paraqiste një propozim me shkrim se si të zgjidhet përplasja e tij me Shtetet e Bashkuara pas bisedimeve në Gjenevë.

Këshilltarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së u takuan në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën dhe u informuan se të gjitha forcat ushtarake amerikane të dislokuara në rajon duhet të jenë në vend deri në mesin e marsit, tha zyrtari.

Shtetet e Bashkuara duan që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, dhe Irani ka refuzuar me këmbëngulje dhe ka mohuar se po përpiqet ta zhvillojë një armë atomike.

Lavrov tha se vendet arabe po dërgonin sinjale drejt Washingtonit “duke bërë thirrje qartë për përmbajtje dhe për një kërkim të një marrëveshjeje që nuk do të cenojë të drejtat e ligjshme të Iranit dhe… do të garantojë që Irani të ketë një program pasurimi bërthamor thjesht paqësor”.

Rusia, tha ai, mbetet në kontakt të ngushtë dhe të rregullt me udhëheqësit e Iranit “dhe ne nuk kemi arsye të dyshojmë se Irani sinqerisht dëshiron ta zgjidhë këtë problem mbi bazën e respektimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement