Maqedonia e Veriut është në prag të marrëveshjes tregtare me SHBA-të - Gazeta Express
string(68) "maqedonia-e-veriut-eshte-ne-prag-te-marreveshjes-tregtare-me-shba-te"

Maqedoni

Gazeta Express

19/02/2026 14:18

Maqedonia e Veriut është në prag të marrëveshjes tregtare me SHBA-të

Maqedoni

Gazeta Express

19/02/2026 14:18

Maqedonia e Veriut është në fazën përfundimtare të finalizimit të një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në lidhur me doganimin, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. Sipas tij, tarifa më e lartë që do të zbatohet do të jetë 15 për qind, ndërsa për disa produkte do të vlejnë norma më të ulëta. Megjithatë, për momentin nuk zbulohet se për cilat produkte konkrete bëhet fjalë.

“Norma më e lartë tarifore do të jetë 15%, që është më e ulët se në një numër i madh shtetesh, jo vetëm në botë, por edhe në shumë shtete të rajonit që ende kanë tarifa dukshëm më të larta se 15%. Për disa produkte dhe industri kyçe do të ketë norma tarifore nën 15%. Ne tashmë kemi produkte që eksportohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që kanë tarifa më të ulëta se 15%, që do të thotë se po ecim në drejtimin e duhur”, tha Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme

Sipas Mucunskit, doganat paraqesin sfidë për kompanitë që eksportojnë nga vendi, por ato megjithatë vazhdojnë ta mbajnë të qëndrueshëm eksportin e tyre.

“Fakti që arritëm të gjejmë një zgjidhje të tillë nuk i dëmtoi një pjesë të madhe të kompanive që nga vendi ynë eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne komunikojmë me një pjesë të madhe të këtyre kompanive. Është e vërtetë që kemi sfida, por ende arrijmë ta mbajmë të qëndrueshëm eksportin e tyre drejt SHBA-së”, u shpreh Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas kornizës së marrëveshjes, Maqedonia e Veriut do të heqë plotësisht detyrimet doganore për të gjitha produktet industriale dhe bujqësore nga SHBA. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara do të mbajnë tarifa prej 15% për një pjesë të produkteve nga vendi, por do të shqyrtojnë mundësinë që kategori të caktuara të kenë normë doganore zero për qind./ Alsat.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement