"Ka fillu nifar zhuge, jemi rreth 2 muaj pa ujë", banorët e Podujevës në hall, kritikojnë kryetarin Bulliqi - Gazeta Express
string(102) "ka-fillu-nifar-zhuge-jemi-rreth-2-muaj-pa-uje-banoret-e-podujeves-ne-hall-kritikojne-kryetarin-bulliqi"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 13:34

“Ka fillu nifar zhuge, jemi rreth 2 muaj pa ujë”, banorët e Podujevës në hall, kritikojnë kryetarin Bulliqi

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 13:34

Banorët e lagjes “Ali Ajeti” në Podujevë po ankohen për mungesë të ujit për një kohë të gjatë.

Një prej përfaqësuesve të lagjes në një bisedë për Kosova Live në T7 ka thënë se s’do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla për shkak të papastërtisë, si pasojë e mungesës së ujit prej rreth dy muajve.

“Qe dy muaj PA UJË, ka fillu NIFAR ZHUGE, s’ka mësim se s’po kanë si mu la fëmija”, ka thënë ai i shqetësuar në Kosova Live

Në këtë bisedë për T7 ai ka kërkuar që të merren veprime nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke kritikuar këtë të fundit se s’ka ndihmuar aspak banorë rreth çështjes së sigurimit të ujit./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement