Mori shumë ankesa për furnizimin me ujë nga Kodra e Trimave, reagon Komuna e Prishtinës: S’e menaxhojmë ne - Gazeta Express
string(103) "mori-shume-ankesa-per-furnizimin-me-uje-nga-kodra-e-trimave-reagon-komuna-e-prishtines-se-menaxhojme-ne"

Gazeta Express

19/02/2026 12:15

Mori shumë ankesa për furnizimin me ujë nga Kodra e Trimave, reagon Komuna e Prishtinës: S’e menaxhojmë ne

Gazeta Express

19/02/2026 12:15

Komuna e Prishtinës tha se ka marrë një numër të madh ankesash nga banorët e një pjese të lagjes Kodra e Trimave lidhur me problemet në furnizimin me ujë.

Në një njoftim, kryeqyteti thotë se përgjegjësia për furnizim me ujë s’është e komunës dhe udhëzoi që këto ankesa t’i drejtohen institucionit përkatës.

“Me këtë rast, dëshirojmë të sqarojmë se furnizimi me ujë nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit. Për çdo shqetësim apo informacion shtesë, ju lutemi t’i drejtoheni institucionit përkatës përgjegjës për menaxhimin e ujësjellësit. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement