Dhoma e Tregtisë: Bllokada nga Ligji për Pronën Publike po rrezikon bizneset dhe vendet e punës - Gazeta Express
string(94) "dhoma-e-tregtise-bllokada-nga-ligji-per-pronen-publike-po-rrezikon-bizneset-dhe-vendet-e-punes"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 12:13

Dhoma e Tregtisë: Bllokada nga Ligji për Pronën Publike po rrezikon bizneset dhe vendet e punës

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 12:13

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, është shprehur e shqetësuar ‘’ për problemet e shumta, si pasojë e bllokadës së gjatë të shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike’’.

Kushtrim Ahmeti, drejtor ekzekutiv, ka thënë se kriza e gjatë institucionale, ka thelluar edhe më shumë problemet për numër të madh të kompanive.

‘’ Ai ka thënë se bllokada ka ulur fuqinë ekonomike të bizneseve, rrezikuar numër të madh të punëtorëve, rritje të çmimeve, rritje enorme të importeve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe probleme tjera zingjirore’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Bllokada po rrezikon bizneset dhe vendet e punës, derisa po i rrit ndjeshëm importet dhe çmimet

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka shprehur shqetësimin e thellë për problemet e shumta, si pasojë e bllokadës së gjatë të shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike.

Drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se kriza e gjatë institucionale, ka thelluar edhe më shumë problemet për numër të madh të kompanive.

Ai ka thënë se bllokada ka ulur fuqinë ekonomike të bizneseve, rrezikuar numër të madh të punëtorëve, rritje të çmimeve, rritje enorme të importeve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe probleme tjera zingjirore.

Ahmeti shtoi se shumë kompani tashmë kanë hequr dorë nga rritja e investimeve në Kosovë, te tjerat po shikojnë për investime jashtë vendit, si dhe po jepet një mesazh negativ për investime të jashtme.

Në takim anëtari i bordit, Idriz Zejnullahu dhe dy anëtarët e grupit të punës, Faton Nuredini dhe Binak Kalludra, kanë prezantuar para të pranishmëve detaje në lidhje me problemet që bllokada i ka shkaktuar sektorit minerar.

Të pranishmit janë pajtuar për nevojën emergjente në ndërmarrje të masave për të ndryshuar Ligjin e Pronës Publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement