Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ftuar mbrëmë në Pressing në T7, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, dhe idesë së kësaj partie, që Ramush Haradinaj, të jetë kryetari i ardhshëm i shtetit
Së pari, Haradinaj, vlerësoi kushdo që rrin në sallën e Kuvendit gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit të ri, pa një marrëveshje politike, është i ‘’shitun’’, përcjell Gazeta Express.
‘’Kushdo që rrin në sallë është i shitun, është direkt i shitun. Pa një marrëveshje politike, kushdo që rrin në sallë s’ka bë kalkulime politike, por individuale’’, ka thënë ai.
Deputeti i AAK’së, theksoi edhe se, për momentin s’ka ‘’diskutim të kësaj forme’’ as me Partinë Demokratike të Kosovës, e as me Lidhjen Demokratike.
‘’Nuk jam prej atyne që veshna e shkoj në kuvend pse ka thanë qeshtu ai, e kështu qaj, me asnjë çmim, do më thënë këto forma të punës të paktën të unë nuk funksionojnë. Nuk ka asnjë diskutim të kësaj forme, qoftë me LDK apo edhe me PDK’’, ka deklaruar ai.
Sa i përket kandidaturës së Ramushit, Dauti, deklaroi se kryetari i AAK’së është ‘’ofruar si mundësi’’ nëse duan të bëjnë zgjidhje, dhe se, ata kanë synuar t’i bëjnë 30 nënshkrimet që të ‘’jemi kundërkandidat’’.
‘’Ne kemi synu t’i marrim nënshkrimet, t’i bëjmë 30 nënshkrime dhe të jemi kundërkandidat. Në atë fazë jemi për momentin, shpresojmë të gjejmë mirëkuptimin. Nëse viktimizohet dikush, atëherë Ramushi është shprehë i gatshëm. Nëse mazhoranca ekziston në VV, plus komunitetet e zgjedhim Vjosën, ne s’kemi, se s’jemi tu i bë naj nder Ramushit, por nëse dojm më bë naj zgjidhje ja’u kemi ofru një mundësi. E para, nuk i bëjmë numrat veç na me LDK, matematikë është 30 nënshkrime plus.’’, ka deklaruar Haradinaj. /GazetaExpress.