Spitali Amerikan do të vazhdojë edhe për tre vitet e ardhshme partneritetin me Ambasadën Britanike në Shqipëri për Chevening Scholarship, duke ndihmuar studentët shqiptarë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Postimi i Spitalit Amerikan:
Gjatë viteve të fundit, ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Ne besojmë fuqishëm në edukimin, mundësitë dhe investimin tek brezat e rinj.
Faleminderit për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Presim me entuziazëm kapitullin e radhës të këtij bashkëpunimi.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!