Së paku 37 të vdekur nga thithja e monoksidit të karbonit në një minierë në Nigeri - Gazeta Express
string(82) "se-paku-37-te-vdekur-nga-thithja-e-monoksidit-te-karbonit-ne-nje-miniere-ne-nigeri"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 7:56

Së paku 37 të vdekur nga thithja e monoksidit të karbonit në një minierë në Nigeri

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 7:56

Të paktën 37 minatorë vdiqën nga helmimi me monoksid karboni në një minierë në Nigeri, thanë të mërkurën një burim brenda policisë dhe një raport i sigurisë të cilin e pa agjencia “Reuters”.

Incidenti ndodhi rreth orës 5 e 45 minuta të mëngjesit në Kampani, sipas raportit. 25 minatorë të tjerë u dërguan në spital.

Ministri i Zhvillimit të Mineraleve të Ngurta, Dele Alake, tha se zona ishte e braktisur dhe me rrezik për lirimin e gazrave helmuese. Fshatarët, të pavetëdijshëm për natyrën helmuese të gazrave, thuhet se hynë në tunel për të nxjerrë minerale dhe e thithën gazin, shtoi ai.

Alake dha urdhër për mbylljen e zonave të minierave që mbulohen me licensën 11810 pas vdekjes së fshatarëve që dyshohet se ishin duke mihur në një hapësirë që përmbante gazra të rrezikshme.

Forcat e sigurisë e kanë rrethuar zonën për t’ua parandaluar qasjen njerëzve të tjerë.

Shumica e minierave në Nigeri veprojnë ilegalisht, me masa të kufizuara të sigurisë dhe minatorëve shpesh u mungojnë pajisjet mbrojtëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement