Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seancë gjyqësore - Gazeta Express
string(54) "sulmi-terrorist-ne-banjske-mbahet-sot-seance-gjyqesore"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 7:39

Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seancë gjyqësore

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 7:39

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seancë gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë rreshteri hero Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.

Seanca gjyqësore është paraparë të nisë në ora 13:15.

Advertisement
Advertisement
Advertisement