"Ju bëftë mirë syfyri i parë", Kurti uron myslimanët për fillimin e Ramazanit - Gazeta Express
string(74) "ju-befte-mire-syfyri-i-pare-kurti-uron-myslimanet-per-fillimin-e-ramazanit"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:53

“Ju bëftë mirë syfyri i parë”, Kurti uron myslimanët për fillimin e Ramazanit

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, Kurti thekson se “Ramazani është një kohë e vetëpërmbajtjes individuale dhe solidaritetit kolektiv, e mëshirës hyjnore dhe mirësisë njerëzore”.

“Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt. Të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër. Ju bëftë mirë syfyri i parë”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement