Kremlini: Sanksionet e SHBA pengojnë afrimin Moskë-Washington! Rusia e gatshme për rikthim të marrëdhënieve tregtare - Gazeta Express
string(114) "kremlini-sanksionet-e-shba-pengojne-afrimin-moske-washington-rusia-e-gatshme-per-rikthim-te-marredhenieve-tregtare"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:47

Kremlini: Sanksionet e SHBA pengojnë afrimin Moskë-Washington! Rusia e gatshme për rikthim të marrëdhënieve tregtare

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:47

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, deklaroi se sanksionet amerikane janë një pengesë për rifillimin e dialogut mes Moskës dhe Uashingtonit, duke theksuar se Rusia është e interesuar për rikthimin e marrëdhënieve tregtare nëse ka gatishmëri të njëjtë nga ana e SHBA.

“Sanksionet, të cilat ne i konsiderojmë të paligjshme, pengojnë zhvillimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ne jemi të interesuar që ta zhvillojmë këtë bashkëpunim,” u shpreh Peskov.

Ai shtoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte në interes të të dyja vendeve dhe mund të sjellë përfitime të mëdha, nëse pala amerikane vendos të ndërmarrë këtë hap.

“Ka shumë plane që mund të futen potencialisht në axhendë, por për këtë duhet të rilindin marrëdhëniet tona,” përfundoi Peskov. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement