Zelenski: “Afër” një marrëveshjeje për mekanizmin e mbikëqyrjes së armëpushimit! Çështja territoriale mbetet e hapur - Gazeta Express
string(112) "zelenski-afer-nje-marreveshjeje-per-mekanizmin-e-mbikeqyrjes-se-armepushimit-ceshtja-territoriale-mbetet-e-hapur"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:39

Zelenski: “Afër” një marrëveshjeje për mekanizmin e mbikëqyrjes së armëpushimit! Çështja territoriale mbetet e hapur

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:39

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, njoftoi se raundi i ardhshëm i bisedimeve me Rusinë do të zhvillohet në Zvicër.

Ai theksoi se palët janë “afër” arritjes së një marrëveshjeje për një dokument që do të përcaktojë mënyrën e mbikëqyrjes së çdo armëpushimi të mundshëm.

Zelenski shtoi se Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol udhëheqës në mbikëqyrjen e armëpushimit, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve evropianë. Ai gjithashtu njoftoi se SHBA-të dhe “ndoshta disa vende evropiane” po diskutojnë një dokument të ri midis Rusisë dhe NATO-s.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se mund të tentojnë zgjidhjen e çështjes territoriale në nivelin e liderëve. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement