Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Washington, në ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të marrë pjesë në mbledhjen inauguruese të Bordit për Paqen, ku Kosova merr pjesë si një nga Shtetet Anëtare Themeluese.
Në këtë takim, Osmani do të bashkëpunojë me udhëheqës të tjerë nga mbarë bota dhe aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara, siç ka theksuar ajo për të avancuar përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri globale.
Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij roli për Kosovën, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një hap të rëndësishëm në forcimin e imazhit dhe angazhimit ndërkombëtar të vendit.
“Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe udhëheqës të tjerë nga e gjithë bota, do të ecim përpara për të çuar përpara përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar ajo në “X”.
Ftesa mban datën 19 shkurt, të cilën e ka publikuar presidentja Vjosa Osmani. /Gazeta Express
At the invitation of @POTUS @realDonaldTrump, we have arrived in Washington, D.C. for the inaugural meeting of the Board of Peace, representing the Republic of Kosovo as a Founding Member State.
Together with our strategic ally, the United States, and fellow leaders from around… pic.twitter.com/kF21jQRfbd
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2026