Një 30-vjeçar i aksidentuar është dërguar pa shenja jete sonte në Spitalin e Mitrovicës.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, i cili tha se përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, i riu nuk ka mbijetuar.
“Ju konfirmojmë se rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30 vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit”, tha Fazliu për Gazetën Express.
Policia nuk ka dhënë akoma detaje për këtë rast, Express është në pritje të një përgjigje nga PK.