Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia: Po hetojmë për sqarimin e plotë të rastit - Gazeta Express
string(63) "gjendet-pa-shenjajetenje-person-ne-prishtine-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 20:53

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia: Po hetojmë për sqarimin e plotë të rastit

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 20:53

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhelal Hajda”, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

Ai ka thënë se Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement