Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ndarë foto nga një takim që ka pasur me presidentin frances, Emmanul Macron në New Delhi të Indisë.
Vuçiq theksoi se Macron ‘’nuk pati kohë për tema serioze dhe të vështira’’ porse, për pak momente ata të dy shkëmbyen mendime rreth samitit India-AI Impact 2026, përcjell Express.
‘’Në anën tjetër të botës, në Nju Delhi, me një mik, Emmanuel Macron, gjithmonë i ngrohtë dhe në humor të mirë, veçanërisht pas një darke të jashtëzakonshme të organizuar nga mikpritës të sjellshëm. Megjithëse nuk pati kohë për tema serioze dhe të vështira, shfrytëzuam disa momente për të shkëmbyer mendime rreth Samitit India-AI Impact 2026 dhe vendit e rolit të Serbisë dhe Francës në botën e re, lindjen e së cilës po e dëshmojmë’’, ka shkruar Vuçiq.