Aktivistja Elena Uka ka reaguar në emisionin “Kosova Live” në T7 ndaj Shqipe Selimi, bashkëshortes së Rexhep Selimi, duke ngritur pikëpyetje për angazhimin e saj gjatë kohës sa ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës.
Uka ka theksuar se për pesë vite mandat në Kuvend, nuk ka parë qe ëdhtë ndërmarrë asnjë nismë konkrete për ta parandaluar, siç e quan ajo, “padrejtësinë” ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Pse 5 vjet si deputete nuk mori asnjë nismë në Kuvend për ta parandaluar këtë padrejtësi? Më duket gjithçka shumë vonë”, është shprehur Uka.
Për të dëgjuar deklaratën e plotë të Elena Ukës, ndiqni videon e mëposhtme: