Nagavci ia dorëzon detyrën, Çeku thotë se do t'i shërbejë me seriozitet arsimit dhe shkencës - Gazeta Express
string(90) "nagavci-ia-dorezon-detyren-ceku-thote-se-do-ti-sherbeje-me-seriozitet-arsimit-dhe-shkences"

Gazeta Express

18/02/2026 16:53

Nagavci ia dorëzon detyrën, Çeku thotë se do t’i shërbejë me seriozitet arsimit dhe shkencës

Gazeta Express

18/02/2026 16:53

Ministri i ri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka pranuar detyrën e re nga ish-ministrja Arbërie Nagavcoi, ndërsa bashkëpartiakes i uroi “suksese në detyrën e radhës me shumë përgjegjësi, atë të Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.

Çeku tha se derisa do të vazhdojë “punët e mira” të nisura nga Nagavci, nismat e reja do t’i bëjë sipas programit të tij.

“Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional. Punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim, nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re. Na priftë e mbara!”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement