Elena Uka i del në krah Valon Sylës: “Pse Familja Jashari e ka zor me dalë në protestë?” - Gazeta Express
string(84) "elena-uka-i-del-ne-krah-valon-syles-pse-familja-jashari-e-ka-zor-me-dale-ne-proteste"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 16:47

Elena Uka i del në krah Valon Sylës: “Pse Familja Jashari e ka zor me dalë në protestë?”

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 16:47

Aktivistja Elena Uka ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Valon Syla, i cili në emisionin Pressing në T7 ngriti pyetje lidhur me mospjesëmarrjen e disa familjeve të luftës në marshin “Drejtësi, jo Politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Syla u shpreh:

“Familjet e mëdha nuk i kuptoj kur çohen kundër vetes. Nuk e kuptoj pse gruja e Rexhep Selimit ka problem me dalë në protestë… P.sh., Familja Jashari pse e ka zor me dalë, pyetje po bëj.”

Tutje shton se ndërkombëtarë si Clark e Rubin e kanë mbështetur luftën, ndërsa sipas tij, është e pakuptueshme hezitimi për pjesëmarrje në protestë.

E pikërisht për këtë, Elena Uka bëri të ditur në emisionin “Kosova Live” në T7 se i ka shkruar edhe privatisht Valon Sylës, duke e përkrahue dhe pyetur:

“Pse gjithmonë duhesh me bo pyetje të vështira?”

Sipas saj, kjo çështje është diskutuar edhe brenda familjes së saj, duke ngritur dilema se si është e mundur që mbështetja për luftën ka ardhur edhe nga Amerika, ndërsa sot ka hezitime apo qëndrime të ndryshme nga disa që kanë qenë pjesë e luftës.

 Uka la të kuptohet se e përkrah qasjen e Valon Sylës për hapjen e debatit publik rreth pjesëmarrjes së familjeve të luftës në protesta.

Për më shumë ndiqni intervistën e dhënë sot për “Kosova Live”:

Advertisement
Advertisement
Advertisement