Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 14-vjeçares nga Rahoveci, familjarët s’dinë se ku është nga nëntori i kaluar - Gazeta Express
string(111) "policia1-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-14-vjecares-nga-rahoveci-familjaret-sdine-se-ku-eshte-nga-nentori-i-kaluar"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 16:00

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 14-vjeçares nga Rahoveci, familjarët s’dinë se ku është nga nëntori i kaluar

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 16:00

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një vajzë e mitur, rreth moshës 14 vjeçare, Alisiana Shala, nga komuna e Rahovecit, është raportuar e zhdukur.

Policia bën të ditur edhe se, për 14-vjeçarët, familjarët nuk kanë informata se ku gjendet që nga muaji nëntor i 2025, përcjell Express.

‘’ Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë – person i zhdukur

Gjakovë, 18 shkurt

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit, rreth moshës 14 vjeçare për të cilën familjarët nuk kanë informatë ku gjendet që nga muaji  nëntor 2025.

Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.

Me qëllim që sa më shpejtë të lokalizohet, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.

Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alisiana Bekim Shala (personi në fotografi), ju lutemi të lajmëroheni menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement