Kryegjykatësi i Speciales e mbyll çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Për shpalljen e aktgjykimit, jemi në kontakt - Gazeta Express
string(123) "kryegjykatesi-i-speciales-e-mbyll-ceshtjen-gjyqesore-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-per-shpalljen-e-aktgjykimit-jemi-ne-kontakt"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 15:31

Kryegjykatësi i Speciales e mbyll çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Për shpalljen e aktgjykimit, jemi në kontakt

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 15:31

Kryetari i trupit gjykues e mbylli çështjen gjyqësore në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Charles Smith i falënderoi ekipet e mbrojtjes dhe “të gjithë personat të cilët kanë ndihmuar për realizimin e suksesshëm të kësaj çështjeje gjyqësore”.

“Jemi ndjerë shumë të ndihmuar prej kontributeve për të siguruar drejtësinë e procesit dhe që ekipet e mbrojtjes dhe të akuzuarit kanë marrë shërbime efektive gjatë gjithë kohës”, tha ai, duke e falënderuar edhe stafin administrativ të gjykatës.

Kryegjykatësi tha se për datën e shpalljes së aktgjykimit do të jetë në kontakt me avokatët dhe Prokurorinë.

“Do të vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm, sipas nevojës, me palët, për sa i takon datës së shpalljes dhe shqiptimit të aktgjykimit”, tha Smith.

Sot, në fund të çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi dhanë fjalët e tyre përmbyllëse. Të katërtit u deklaruan të pafajshëm.

Prokruoria e Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej tyre.

Tani, çështja i kalon trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e aktgjykimit.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement