Rexhep Selimi, në fjalën përmbyllëse në Speciale, ka kujtuar dëshminë e gjeneralit Clark ku ky i fundit kujtoi një bisedë me kriminelin e luftës Millosheviq, ku ai kishte thënë se ‘’duhet vrarë të gjithë’’ shqiptarët.
Tutje, Selimi shtroi pyetjen atëherë, ‘’çfarë duhej të bënim ne?’’, dhe ‘’ ta prisnim radhën për tu vrarë?’’, përcjell Gazeta Express.
Prandaj, shtoi Selimi, ai iu bashkua Adem Jasharit.
‘’Në këtë sallë gjyqi dëgjuam dëshminë e gjeneralit Clark i cili gjatë një takimi që kishte pasur me kasapin e Ballkanit, ai ia kishte deklaruar hapur qëllimet e tij për shqiptarët. Ne dhe i gjithë opinioni që e përcillnim atë dëshmi, dëgjuam gjeneralin e NATO’s teksa tha, citoj: ‘’Millosheviqi me tha se e dinim sesi të sillemi me shqiptarët, duhet vrarë të gjithë’’. Edhe ne e dinim kjëtë, sepse Serbia kurrë nuk e fshihte qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish, çfarë duhej të bënim ne? Ta prisnim radhën për tu vrarë? Apo të iknim nga vendi dhe shtëpitë tona? Asnjërën dhe as tjetrën. Prandaj duhej të rezistonim. Prandaj unë besoja se Kosova kishte nevojë për vetëmbrojtje, kishte për njerëz të gatshëm ta jepnin edhe jetën për vendin e tyre. Kishte nevojë për njerëz siç ishte Adem Jashari dhe UÇK’ja. Prandaj unë ju bashkova Adem Jasharit. UÇK nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja.”, ka thënë ai. /Express