Selimi: Prokuroria po përpiqet të krijojë përçarje dhe ta barazojë UÇK-në me krimet serbe, s'mund ta bëjë asnjërën - Gazeta Express
string(111) "selimi-prokuroria-po-perpiqet-te-krijoje-percarje-dhe-ta-barazoje-uck-ne-me-krimet-serbe-smund-ta-beje-asnjeren"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 15:06

Selimi: Prokuroria po përpiqet të krijojë përçarje dhe ta barazojë UÇK-në me krimet serbe, s’mund ta bëjë asnjërën

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 15:06

Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi tha se Prokuroria e Specializuar po e akuzon atë dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së për luftën pë pavarësi.

Ai tha gjatë fjalës së tij të fundit në Gjykatën Speciale në Hagë se Prokuroria po mundohet të krijojë përçarje në Kosovë.

“Është e vështirë të kuptohet kundër kujt realisht është ngritur kjo aktakuzë? Kundër nesh me pretendime për veprime konkrete, apo kundër nesh sepse luftuam për pavarësinë e Kosovës. Kjo mbetet për t’u vlerësuar nga ju trup gjykues”, tha ai.

Selimi tha se në Kosovë nuk ka pasur dy kampe, njëri që do pavarësi dhe tjetri autonomi.

“Të nderuar, në Kosovë nuk ka pasur kurrë asnjë parti politike shqiptare që ishte kundër pavarësisë, dhe rrjedhimisht asnjë që e mbështeste ndonjë autonomi nën Serbi”, tha ai.

Selimi tha se Prokuroria po përpiqet ta barazojë UÇK-në me krimet e Serbisë.

“Sikur Prokuroria përpiqet të na ndajë neve shqiptarëve mes vete dhe ta barazojë UÇK-në me krimet e Serbisë. Askush nuk mund ta bëjë as njërën, as tjetrën”

Advertisement
Advertisement
Advertisement