Syla: Wesley Clark nuk do të dëshmonte kurrë për kriminelë - Gazeta Express
string(57) "syla-wesley-clark-nuk-do-te-deshmonte-kurre-per-kriminele"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 14:25

Syla: Wesley Clark nuk do të dëshmonte kurrë për kriminelë

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 14:25

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, në ditën kur po dëgjohet fjala përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ka thënë se Prokuroria Speciale atje po vepron pa asnjë bazë.

Syla tutje ka thënë se është absurde të thuhet nga ana e Prokurorisë Speciale që nuk iu beson dëshmive të dëshmitarëve amerikanë të mbrojtjes. Ai ka thënë se është absurde të mendohet që gjenerali Wesley Clark do të vinte të dëshmonte për disa kriminelë.

“Pastaj prokuroria thotë se nuk i beson, po pse atëherë po iu beson kinse dëshmitarëve të tjerë. Si do të vinte Wesley Clark, gjeneral me katër yje, ta rrezikojë karrierën e tij për të dëshmuar për disa kriminelë nga Ballkani. Kur u pyetën a i keni lexuar aktakuzat, të gjithë dëshmitarët amerikanë u përgjigjën me pohim. Po të ishin ish-krerët tanë kriminelë, a do t’iu jepte leje Departamenti Amerikan i Shtetit”, ka thënë Syla në KTV.

Advertisement
Advertisement
Advertisement