E dashura vdiq gjatë ngjitjes së malit, alpinisti akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”, çështja hap debat në Austri - Gazeta Express
string(111) "e-dashura-vdiq-gjate-ngjitjes-se-malit-alpinisti-akuzohet-per-vrasje-nga-pakujdesia-ceshtja-hap-debat-ne-austri"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 13:47

E dashura vdiq gjatë ngjitjes së malit, alpinisti akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”, çështja hap debat në Austri

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 13:47

Më shumë se një vit pasi një grua 33-vjeçare vdiq në malin më të lartë të Austrisë, i dashuri i saj del në gjyq të enjten i akuzuar për vrasje të rëndë nga pakujdesia, raporton A2CNN. 

Kerstin G. vdiq nga hipotermia gjatë një ngjitjeje në malin Grossglockner, ku udhëtimi shkoi tmerrësisht keq. I dashuri i saj akuzohet se e la të pambrojtur dhe të rraskapitur pranë majës në kushte stuhie në orët e para të 19 janarit 2025, ndërsa ai shkoi të kërkonte ndihmë.

Gjyqi ka ngjallur interes dhe debat, jo vetëm në Austri, por edhe në komunitetet e alpinizmit shumë përtej kufijve të saj. Prokurorët thonë se, si alpinisti më me përvojë, burri në gjyq ishte “udhëzuesi përgjegjës për turin” dhe nuk u kthye prapa ose nuk kërkoi ndihmë në kohë për të ndihmuar të dashurën e tij.

I identifikuar nga mediat austriake si Thomas P, ai i mohon akuzat dhe avokati i tij, Kurt Jelinek, e ka konsideruar vdekjen e vajzës si “një aksident tragjik”. Tragjedia ndodhi pasi çifti filloi ngjitjen e malit Grossglockner prej 3,798 metrash.  Prokurorët akuzojnë Thomas P.se ka bërë gabime që nga fillimi dhe kanë publikuar një listë me 9 gabime.

Në lojë është çështja se kur gjykimi personal dhe marrja e rrezikut mund të kthehen në një çështje përgjegjësie penale. Nëse alpinisti shpallet fajtor, kjo mund të nënkuptojë “një ndryshim paradigme për sportet malore“, thotë gazeta austriake “Der Standard”.

Çelësi i çështjes është akuza nga prokurorët e shtetit në Innsbruck se ai duhej të konsiderohej “udhëzuesi përgjegjës për turin“, pasi “ndryshe nga e dashura e tij, ai kishte tanimë shumë përvojë në ture aplinizmi në lartësi të mëdha dhe ishte personi që kishte planifikuar turin”. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement