Takimi inaugures i Bordit të Paqes të enjten, Presidenca flet për pjesëmarrjen e Osmanit - Gazeta Express
string(103) "e-konfirmon-kupina-presidentja-osmani-merr-pjese-ne-ceremonine-zyrtare-te-themelimit-te-bordit-te-paqes"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 12:42

Takimi inaugures i Bordit të Paqes të enjten, Presidenca flet për pjesëmarrjen e Osmanit

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 12:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të enjten në takimin inaugures të Bordit të Paqes – nismës së presidentit amerikan, Donald Trump për dhënie fund të konflikteve në botë.

Pjesëmarrjen e Osmanit e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Vetë presidenti Trump ka bërë të ditur përmes disa postimeve në rrjete sociale se ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Trumpit në Uashington.

“Do të bëjmë të ditur se vendet anëtare janë zotuar për më shumë se pesë miliardë dollarë për përpjekjet për rindërtim dhe ndihmë humanitare për Gazën, dhe janë të përkushtuara për të angazhuar mijëra trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për të garantuar sigurinë dhe paqen për banorët e Gazës”, ka shtuar mes tjerash presidenti Trump.

Nga Presidenca e Kosovës kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se shtetit nuk i është kërkuar pagesa prej 1 miliard dollarësh.

Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës, në prezencë të presidentit Trump. Kosova është përfaqësuar nga presidentja Osmani.

Bordi i Paqes i ka 27 anëtarë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit.

Themelimi i Bordit është paraparë në planin 20-pikësh të Trumpit për paqe në Gazë.

Ky plan është pranuar nga Izraeli dhe Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera, në tetor të vitit 2025, për t’iu dhënë fund luftimeve dyvjeçare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement