Gjyqtari i Hagës tregon se kur do të thonë sot fjalën e fundit Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi - Gazeta Express
string(93) "gjyqtari-i-hages-tregon-se-kur-do-te-thone-sot-fjalen-e-fundit-thaci-veseli-krasniqi-e-selimi"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 11:48

Gjyqtari i Hagës tregon se kur do të thonë sot fjalën e fundit Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 11:48

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Charles Smith, ka treguar se pas përfundimit të fjalës përmbyllëse nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, radha do të jetë për mbrojtjen e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Avokatët mbrojtës të të dyve, do të kenë në dispozicion nga 30 minuta për të përmbyllur deklarimet e tyre.

Smith ka thënë se pas kësaj do të shkohet në pauzën e drekës dhe se pas kësaj pauze, do të dëgjohen deklarimet përmbyllëse të vetë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Aktualisht gjykata ka shkuar në pauzë të shkurtë dhe do të rikthehet me fjalët përmbyllëse të ekipeve të Selimit e Krasniqit, për të shkuar pastaj në pauzën e drekës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement