Gazetari i gazetës prestigjioze gjermane “FAZ” Michael Martens, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë ‘’mesazh’’ se Serbia do të ishte e gatshme që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian edhe pa të drejtën e vetos.
Në postimin e tij, Martens ka bërë të ditur se detaje më të shumta do të jepen së shpejti pasi që Vuçiq është në ‘’faqen e parë të FAZ’it’’, përcjell Gazeta Express.
‘’Presidenti i Serbisë, Vuçiç, në faqen e parë të FAZ-it – kjo nuk ka ndodhur prej kohësh. Mesazhi i tij: Serbia do të ishte madje e gatshme të hiqte dorë përgjithmonë nga e drejta e vetos, e cila zakonisht i përket çdo shteti anëtar të BE-së, në këmbim të një anëtarësimi (aktualisht hipotetik) në BE. Më shumë së shpejti këtu’’, ka shkruar ai.
Ndryshe, para Vuçiqit, ka qenë kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai që ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE pa të drejtën e vetos.
“Jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane, nuk kemi asnjë mendje të vendosim veton, jemi gati të nënshkruajmë se mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian. Do ishte shumë të kemi dy komisarë për të njëjtën vend pasi ne jemi i njëjtë’’, kishte deklaruar Rama muaj më parë. /Express
Serbia’s President Vučić on the front page of FAZ, that hasn’t happened in a while. His message: Serbia would even be willing to permanently waive the veto right that usually belongs to any EU member state in exchange for a (currently hypothetical) EU-membership. More here soon. pic.twitter.com/tUXbHPslRE
— Michael Martens (@Andric1961) February 17, 2026