Nëpërmjet Numrit të Vetëm të Emergjencës 112 është marrë një njoftim se për shkak të erërave të forta, konstruksioni metalik ka fluturuar nga çatia e Shkollës së Mesme “Josif Josifovski” në Gjevgjeli.
“Sipas informacioneve, nuk ka pasur të lënduar. Është kërkuar ndërhyrja e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, si dhe e institucioneve kompetente.”
Byroja e Sigurisë Publike Komunale e Gjevgjelisë, Qeveria Lokale e Gjevgjelisë dhe Stacioni Policor i Gjevgjelisë janë njoftuar për ngjarjen, të cilat do të ndërmarrin masa të mëtejshme në përputhje me kompetencat e tyre”, informon QMK.
tag_katrorimaqedoni_2