Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë, shkaku i gjendjes së rrugës nga pjesa e Malit të Zi.
Në njoftim është bërë me dije se për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore.
“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar nga Mali i Zi dhe informacionet e marra, rruga mbetet e mbyllur për kamionë për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre, ndërsa për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë.Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme”, thuhet në njoftim.