Presidenti francez, Emmanuel Macron, filloi sot vizitën e tij zyrtare në New Delhi.
Stafi i tij informoi se “diskutimet për shitjen e 114 avionëve të tjerë luftarakë Rafale në Indi po përparojnë”.
“Negociatat po përparojnë”, thanë burime presidenciale, duke shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Indinë, e cila tashmë ka nënshkruar një kontratë për të blerë 62 avionë Rafale nga kompania ‘Dassault’.
Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Indisë dha dritën jeshile për blerjen e më shumë avionëve luftarakë francezë, duke njoftuar një listë programesh armatimi me një vlerë totale prej 33 miliardë eurosh.
Diskutimet midis Parisit dhe Nju Delhit filluan menjëherë dhe kryesisht kanë të bëjnë me kushtet e prodhimit të avionëve, pasi India do të donte që ato të montoheshin në territorin e saj.
Sipas presidencës franceze, India është gjithashtu e interesuar të blejë më shumë Rafale, në versionin e tyre detar, të cilët janë projektuar posaçërisht për të ulur dhe ngritur në transportuesit e avionëve. Ajo ka blerë tashmë 26 avionë të tillë. /Panorama