Për dy javë MPB-ja sekuestroi 90 automjete në mbarë Maqedoninë – Tetova lider! - Gazeta Express
string(75) "per-dy-jave-mpb-ja-sekuestroi-90-automjete-ne-mbare-maqedonine-tetova-lider"

Maqedoni

Gazeta Express

17/02/2026 16:02

Për dy javë MPB-ja sekuestroi 90 automjete në mbarë Maqedoninë – Tetova lider!

Maqedoni

Gazeta Express

17/02/2026 16:02

Drejtimi i automjetit pa patentë shoferi është vepër penale dhe sipas ligjit, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka të drejtë të sekuestrojë mjetin. Si drejtim pa patentë konsiderohet rasti kur shoferi nuk ka dhënë kurrë provimin, kur i është hequr leja përgjithmonë ose kur drejton mjetin gjatë kohës që ka ndalesë të përkohshme. Për pak më shumë se dy javë, përkatësisht që nga fillimi i projektit “Safe City”, policia ka sekuestruar gjithsej 90 automjete në mbarë vendin.

​Në periudhën prej 1 deri më 16 shkurt, me udhëzim të prokurorit publik, numri më i madh i mjeteve është konfiskuar në territorin e SPB Tetovë (14 automjete), pasuar nga SPB Veles (13), SPB Manastir (12), si dhe nga 11 automjete në Strumicë dhe Kumanovë.

Siç sqarojnë nga MPB-ja, automjetet aktualisht ruhen nëpër stacionet policore, ndërsa procedura e mëtejshme është në kompetencë të prokurorisë dhe gjykatës. Ndërkohë, të dhënat e fundit tregojnë se gjatë javës së kaluar është shënuar rënie e numrit të kundërvajtjeve në trafik të regjistruara nga sistemi “Safe City”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement