Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar pamje nga droni të protestës së sotme që kërkoi drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Protestë madhështore për drejtësinë, pa politikë”, ka shkruar Hamza.
Në këto pamje shihen mijëra qytetarë që morën pjesë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.