Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Hamzën dhe djalin e Thaçit - Gazeta Express
string(82) "osmani-i-bashkohet-marshit-per-drejtesi-pershendetet-me-hamzen-dhe-djalin-e-thacit"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 14:17

Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Hamzën dhe djalin e Thaçit

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 14:17

Presidentja Vjosa Osmani u është bashkuar qytetarëve në marshin për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Osmani u fut mes protestuesve, duke përshëndetur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe Endrit Thaçin, dajlin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Presidentja e ka cilësuar të padrejtë gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, Osmani foli sot në seancën solemne të Kuvendit për “përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serbisë”.

Osmani tha se UÇK-ja është “shtylla më e fortë” e shtetit” dhe “nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për për rishkrim apo deformim të historisë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement