Ambasada e Austrisë në Prishtinë e uroi Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë.
“Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë 🎉Sot festojmë me popullin e Kosovës dhe përcjellim urimet tona më të përzemërta me rastin e 17 shkurtit 🎉”, thuhet në urimin e publikuar në Facebook.
Ambasada shkroi për partneritet të fortë me Kosovën, “të rrënjosur në miqësi” e “lidhje të ngushta”.
“Austria e vlerëson partneritetin e saj të fortë me Kosovën — të rrënjosur në miqësi 🤝, interesa të përbashkëta dhe lidhje të ngushta mes popujve tanë. Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të begatë”, thuhet në urim.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...