Osmani: Pavarësia e Kosovës është realitet falë sakrificave të UÇK-së - Gazeta Express
string(68) "osmani-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet-fale-sakrificave-te-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 12:40

Osmani: Pavarësia e Kosovës është realitet falë sakrificave të UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 12:40

Për nder të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, është mbajtur ceremonia zyrtare e parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë, një ngjarje që simbolizon forcën dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sakrificat e brezave të tërë për lirinë dhe mëvetësinë e vendit.

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani theksoi se askush nuk mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ajo e përshkroi luftën e UÇK-së si një luftë të drejtë dhe çlirimtare, që ishte e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet. Osmani theksoi se pa kontributin dhe sakrificat e jashtëzakonshme të UÇK-së, pavarësia e Kosovës nuk do të ishte realiteti që shqiptarët e Kosovës po festojnë sot.

“Ajo ishte një luftë e drejtë, një luftë çlirimtare, një luftë mbrojtjeje e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet. Pa këtë kontribut të jashtëzakonshëm të UÇK-së dhe pa këtë sakrificë, pavarësia e Kosovës nuk do të ishte realiteti që e festojmë sot,” tha Presidentja Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement