Tiranë/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, ekzekutohen masat e sigurisë për 8 persona! 4 persona lihen në burg - Gazeta Express
string(123) "tirane-shfrytezonin-femijet-e-tyre-te-mitur-per-te-lypur-ekzekutohen-masat-e-sigurise-per-8-persona-4-persona-lihen-ne-burg"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 12:14

Tiranë/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, ekzekutohen masat e sigurisë për 8 persona! 4 persona lihen në burg

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 12:14

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur, kryesisht gjatë natës fëmijët e tyre  nga mosha 9-11 vjeç.

Sipas njoftimit të bluve 4 prej tyre janë lënë me masën e sigurisë ‘Arrest në burg’

Ndërkohë 4 gra të moshës 35 vjeçe janë lënë me  masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Filizat”.

Individualisht dhe në grupe, shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur, kryesisht gjatë natës, fëmijët e tyre 9-11 vjeç, ekzekutohen masa sigurie për 8 shtetas (për 4 prej tyre, “Arrest në burg”).

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të cilët shfrytëzojnë fëmijët, për të punuar dhe/ose për të lypur, u finalizua operacioni i koduar “Filizat”, gjatë të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë:

-“Arrest në burg”, për shtetasit E. B., 41 vjeç, R. S., 35 vjeç, M. R., 35 vjeç dhe M. G., 34 vjeç;

-“Arrest në shtëpi”, për shtetaset L. B., 35 vjeçe, A. M., 41 vjeçe, M. S., 35 vjeçe dhe A. Sh., 35 vjeçe.

Nga veprimet hetimore disamujore, ka rezultuar se këta shtetas, individualisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për të punuar kryesisht gjatë natës, si dhe për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 9-11 vjeç, në zona të ndryshme në juridiksion të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement