Kurti: Ata guxuan të marrin armët për liri, barazimi mes krerëve të UÇK-së e regjimit gjenocidal, i papranueshëm për ne - Gazeta Express
string(117) "kurti-ata-gux1uan-te-marrin-armet-per-liri-barazimi-mes-krereve-te-uck-se-e-regjimit-gjenocidal-i-papranueshem-per-ne"

Gazeta Express

17/02/2026 11:33

Kurti: Ata guxuan të marrin armët për liri, barazimi mes krerëve të UÇK-së e regjimit gjenocidal, i papranueshëm për ne

Gazeta Express

17/02/2026 11:33

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës për kremtimin e 18-vjetorit të pavarësisë përmendi ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se është e papranueshme të barazohen ata me një regjim gjenocidal dhe tha se akuzat e Prokurorisë Speciale janë të paqëndrueshme.

“Ndërsa kujtojmë datën e shpalljes së Republikës, brengosemi që krerët e UÇK-së e të Republikës së Kosovës po akuzohen padrejtësisht sepse ata guxuan të marrin armët për liri kundër shtypjes njëshekullore dhe kundër një regjimi gjenocidal. Akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë për krime kundër njerëzimit nuk qëndrojnë. Ato s’marrin parasysh kontekstin historik e politik të luftës tonë çlirimtare, të cilës ia detyrojmë lirinë. Krime kundër njerëzimit ndaj popullatës ka kryer Serbia e Millosheviqit. Kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiqit. Barazimi mes krerëve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm për ne”.

Kurti gjithashtu tha se aktivistët e luftëtarët që u përpoqën për jetësimin e Republikës vite më parë ndoshta nuk e kanë pasë të gjithë përfytyrimin e njëjtë se si do të duket sot Kosova, por tha se të gjithë e dëshiruan lirinë.

“Republika në radhë të parë është institucion i lirisë, shprehje e sovranitetit, mjet për zhvillim. Prandaj, kur vjen fjala te Republika dhe sovraniteti, ne nuk mund të lëshojmë pe sepse nuk bëjmë dot kompromis me lirinë dhe zhvillimin. Ne i kujtojmë përfytyrimet dhe vizionet e parealizuara të aktivistëve dhe luftëtarëve që e kanë dëshiruar Republikën sepse pa sakrificën e tyre nuk do ta kishim shtetin tonë. Mu ato na frymëzojnë e orientojnë për ta forcuar edhe më shumë atë”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement