Sot është duke u mbajtur seanca solemne në Kuvendin e Kosovës me rastin e kremtimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Përveç deputetëve e qeverisë, të pranishëm janë edhe figura të ndryshme, përfshirë këtu edhe Rifat Jasharin.
Ky i fundit, para fillimit të seancës, ka përshëndetur deputetët, ndër ta edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Të dy ata, siç shihet në videot e ndarë në rrjetet sociale, kanë ndarë një përshëndetje të ngrohtë mes vete.