Emocionet dhe pikëllimin që e përcillnin sytë e tij, i kishin prekur të gjithë. Xaja Mustafa nga fshati Bistricë, është personi i cili me ngulim të madh i rezistoi forcave serbe, duke i mbrojtur fotografitë e fëmijëve të tij me çdo kusht.
Ai për RTV21 ka kujtuar maltretimet dhe sharjen të cilat në atë kohë i kanë përjetuar nga Serbia
“Shpirtin me ma marrë po, fotot e fëmijëve të mi në kantë të bërllokut juaj nuk e la edhe i kam marrë në grusht. Nuk kam ditë asgjë për familjen.”, tha ai.
Kujtojmë se kjo fotografi e tij ka bërë gjiron e botës, duke prekur audiencën.
Për më shumë ndiqeni videot më poshtë: